FIER - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar ditën e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur fshatin Kafaraj në aksin Levan-Tepelenë, ku një automjet tip “Audi” me targa AA 400 KP ka përplasur këmbësorin Selman Meta gjatë kohës kur ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Fillimisht këmbësori ka marrë plagë të rënda dhe për rrjedhojë është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit. Por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka ndaluar drejtuesin e mjetit Bushi Avdiaj si dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe motiveve të tij. 

makina
(Foto nga vendngjarja)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)