Aksi Levan-Tepelenë, ARRSH jep lajmin e mirë, zhbllokohet rruga

Aksi Levan-Tepelenë, ARRSH jep lajmin e mirë, zhbllokohet rruga

Rruga e liruar në aksin Levan-Tepelenë

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është zhbllokuar aksi Levan-Tepelenë në afërsi të Poçemit.  Ky aks qëndronte i bllokuar prej disa ditësh për shkak të rrëshqitjes së një masivi gurësh në rrugë. ARRSH sqaron se rrëshqitja e dheut në këtë aks është pastruar, dhe thekson që drejtuesit e makinave të kalojnë me një shpejtësi të kufizuar në 20km/orë.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit. 

Me këtë rast, duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani