Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullimin, makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re

Prej ditës së djeshme (30 qershor) është hapur aksi rrugor Thumanë-Kashar.

Sot kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video ku makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re.

“Rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë - Kashar, kartvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në facebook.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 130 kilometra në orë, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Ky aks është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.

Kalimi do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Tarifa do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Megjithatë do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më

Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më