Aksident ajror në Hawaii/ Një avion rrëzohet në brigjet e Oahu, 11 persona të vdekur

Aksident ajror në Hawaii/ Një avion rrëzohet në brigjet e Oahu, 11 persona të vdekur

11 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror pasi një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një operacioni  në brigjet veriore të Oahu, në Hawaii.

“Aeroplani u rrëzua në mbrëmje pranë portit të Dillingham dhe nuk kishte asnjë të mbijetuar”, tha një zëdhënës i Departamentit të Transportit në Hawaii.

“Pas mbërritjes së ekuipazhit të shpëtimit aeroplani ishte plotësisht i rrethuar nga flakët. Në 40 vitet e mia si një zjarrfikës këtu në Hawaii, ky është incidenti më tragjik i avionit që kemi pasur", tha zëdhënësi i forcave zjarrfikëse të Honolulu, Manuel Neves. 

Z. Neves tha se shumë detaje ende nuk dihen për fluturimin. Dëshmitarët raportuan se avioni po kthehej në aeroport kur ndodhi përplasja, por kjo ende nuk është konfirmuar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi