Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen.
Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar me inicialet N. L.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar dhe grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policisë:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente









