Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes fatale të makinës së tyre me një kamion.

Mediat italiane raportojnë se viktima janë Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano dhe shqiptari  Eder Shqalshi, një 34-vjeçar, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një furgon, përgjatë autostradës A4 midis San Donà di Piave dhe Cessalto, ku u përplasën me një kamion. Përplasja ishte aq e fortë sa nuk la asnjë shpresë për dy djemtë të cilët u nxorën nga pjesët metalike të makinës nga Brigada e Zjarrfikësve.

Të shumtë ishin punonjësit shëndetësor që shkuan në vendin e ngjarjes me helikopter, por nuk mundën dot të bënin asgjë. Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident, ku përveç dy viktimave ka mbetur dhe një person i tretë i plagosur.