Report TV ka siguruar videon e një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

Në video shihet sesi makina e cila po ecën me shpejtësi, teksa po përpiqet që të parakalojë, del nga rruga dhe përplaset me një pemë.

Fatmirësisht kalimtari ka shpëtuar mrekullisht, edhe nga makina edhe nga rrëzimi i pemës.

Ndërkohë që shoferi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Policia ka arrestuar shoferin i cili ishte në gjendje të dehur.