Aksident i rëndë në Kukës
3 të vdekur mes tyre babë e bi
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në autostradën Kukës-Kalimash, pikërisht në vendin e quajtur Kolsh. (Ne foto: Kamionçina e permbysur)
KUKES- Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën tre personave, mes tyre babë e bir. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës, në vendin e quajtur Kolsh , në të cilin është përfshirë një kamioncinë.
Kjo e fundit ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit, kur drejtuesi i automjetit bashkë me dy persona të tjerë, ka humbur kontrollin në mënyrë të papritur. Për pasojë automjeti është përplasur me trafik-ndarësen duke goditur murin anësor të rrugës e duke lënë të vdekur tre persona.
Të dhënat e policisë flasin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23.00 dhe të vdekur nga ky aksident kanë mbetur tre shtetas, ku dyshohet të jenë anëtar tësë njëjtës familje. Kanë humbur jetën Dem Saraçi, 40 vjeç nga fshati Kryemadh si dhe Bashkim Shpata 45 vjeç dhe djali i tij, Idajet Shpata 19 vjeç që të tre janë banorë të fshatit Shëmri të komunës Malzi të Kukësit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë rrugore por edhe shërbimit zjarrfikës, të tunelit të Kalimashit, të cilët kanë bërë nxjerrjen e viktimave nga automjeti i shkatërruar si dhe kanë ngritur një grup të posacëm hetimor për të përcaktuar edhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ku humbën jetën 3 persona.
Paraprakisht mendohet se humbja e kontrollit të mjetit, nga ana e drejtuesit të tij, të ketë qenë shkaku I këtij aksidenti në të cilin u përfshi kamionçina me targë KS 04 123 BT, e cila ka qenë duke transportuar tjegulla në momentin e përplasjes me bordurën anësore dhe përmbysjes së tij. Ky aksident ka bllokuar për më shumë se dy orë qarkullimin e automjeteve në të gjithë autostradën duke sjellë edhe rradhë kilometrike, për shkak se autostrada ka një fluks të madh qarkullimi 24 ore.
Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48