Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën LushnjeFier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen qw drejtohej nga 50 vjeçari Zabit Hoxha

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i motoçikletës, 28 vjeçari Anxhelo Tare është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet në gjendje kritike.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit, e cila po merret me drejtimin dhe disiplinimin e trafikut në këtë segment.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta me targa të huaja është përplasur me të.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

"Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit'