Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrapëz. Po ashtu mësohet se një mjet taxi ka marrë përpara 70-vjeçarin Skënder Maledhi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shoferi i taksisë ka qenë 52-vjeçari Genci Shahini.
Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje, po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë Ambulanca është në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg. Mësohet se viktima po përpiqej të kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë / Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente












