Një 31-vjeçar ka humbur jetën në aksident mesditën e sotme në Divjakë.
Rreth orës 14:20 në fshatin Fierseman, i riu i identifikuar si Dioran Dervishi, banues në Remas, Divjakë po drejtonte automjetin tip "Ford" dhe ka rënë në një kanal me ujë. Mbetet të paqarta arsyet që shkaktuan aksidentin tragjik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.
Komento