Përgjaken rrugët e vendit/ 3 aksidente me pasojë vdekjen në Durrës, Kavajë dhe Korçë! Përplasen 2 këmbësorë, shoferja 30 vjeçe përfundon në kanal
Një ditë pas aksidentit tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike, sërish janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekjen në vendin tonë.
Redaksia 10 Mars 2023, 12:28 | Përditesimi: 10 Mars 2023, 22:18
Një ditë pas aksidentit tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike, sërish janë regjistruar tre aksidente me pasojë vdekjen në vendin tonë. Mesditën e sotme një 30-vjeçare ka humbur jetën në Kavajë, ndërsa një 58-vjeçar ka ndërruar jetën në Durrës. Ndërsa një tjetër aksident me vdekje ndodhi gjatë mbrëmjes në Korçë.
30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, 58-vjeçari ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, Petrit Pashaj është shoqëruar në komisariat.
Gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes, në aksin rrugor Korçë-Maliq, një makinë ka përplasur këmbësorin Olger Zhuti, 39 vjeç i cili ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë viktimës. Ky aks raportohet të jetë tepër problematik për shkak të aksidenteve të shkaktuara si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të rrugës së amortizuar.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje 39 vjeçarin! Drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku makina ka përplasur për vdekje 39 vjeçarin, Olger Zhuti, 39 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Lumalas, ku drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Aksi rrugor, Korçë-Maliq ku ka ndodhur aksidenti, paraqitet si shumë problematik si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të vështira të rrugës.
VIDEO/ Aksident në Kavajë, makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, vdes 33-vjeçarja
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën që ligj Kavajën me Rrogozhinën pranë varrezave të qytetit. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen në 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
HAPNI SYTE O JU SHOFERA KUJDES...ECNI ME KUJDES SE PO VRASIM NJERI TJETRIN O NJEREZ
PërgjigjuEcni me kujdes o njerez se po behet nami me te vdekur perdite
Përgjigju