Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 makina, ka 2 të plagosur! Shkak parakalimi i gabuar

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Elbasan.  Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Për njërin nga të plagosurit është dashur të ndërhyjë zjarrfikësja pasi ishte bllokuar në mjet. Ai po udhëtonte me mjetin tip 'Benz' të zi, i cili është transportuar me urgjencë në spital ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Një prej të plagosurve është një vajzë 15-vjeçe. 

Ndërkohë, i plagosur tjetër po udhëtonte me automjetin tip 'Audi' që përfundoi në kanal, por fatmirësisht nuk mori plagë të rënda. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar nga 'Benzi'.

"Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  mjeti tip "Benz" , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Toyota " me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  "Audi" me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan. Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit "Benz" dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip "Audi", të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", ka njoftuar policia. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon