Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të tunelit të Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.

Shoferi i mjetit është lënduar dhe po transportohet drejt spitalit.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.