Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas mjetin bujqësor, vdes çifti i të moshuarve, plagoset vajza e tyre

BERAT- Një çift të moshuarish kanë humbur jetën, ndërsa vajza e tyre ka mbetur e plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë në Kuçovë, teksa udhëtonin me mjetin e tyre bujqësor (frezë dore).

Aksidenti ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Rruga e drejtë e Kuçovës’, kur makina me drejtues Artur Kercukun u përplas me frezën që drejtonte Ahmet Kafazi, 81-vjeç, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij Selushe Kafazi 77-vjeçe dhe vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajzat e tyre Feruze Barushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit