Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Bicaj – Kukës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 56-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një këmbësor 64-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/ Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj - Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.
Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente









