Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.
Naim Kurtoviq duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Naim Kurtoviq, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Komente











