Një i mitur ka humbur jetën pasditen e sotme në Shkodër pas një aksidenti rrugor. I mituri ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Bashkë me 16-vjeçarin ka qenë dhe një i mitur tjetër në moshën 14-vjeçare, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Stom Golem", dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.