Tragjike/ Familja me pesë anëtarë shuhet në aksident në Kosovë

Tragjike/ Familja me pesë anëtarë shuhet në aksident në Kosovë

Pamje nga vendi i aksidentit në aksin Suahrekë-Duhel

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kosovë. Një  mjet tip “BMW” është përplasur me një autobus, ku si pasojë e aksidentit në aksin Suharekë-Duhel kanë humbur jetën pesë persona, ndër ta tre fëmijë. Sipas burimeve mësohet se viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje. Familja po kthehej nga Zvicra për në qytetin e Suharekës. Ndërkohë të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e politikanëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të afërmve të viktimave. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraç afër Suharekës, ku edhe u raportua për viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant.DE: 08/07/2018 21:20

    Dhimbje e madhe..jam pa fjale. Dheu i lehte o njerez!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)