Lezhë- Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”,, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit” kur nga përplasja e 3 makianve humbi jetën një 30 vjeçar ndërsa një 23 vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia informon se viktima është shoferi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar ndërsa i plagosur është drejtuesi i automjetit tip “Ford”, 23 vjeç.
Dyshohet se 30 vjeçari ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, Toyota që vinte përballë saj.
“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, ndodhet nën kujdesit e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Kurse drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje dhe po merret në pyetje. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet e aksidentit të rëndë që shkaktoi dhe radhë kilometrike të mjeteve.
Makina që ka dëmtime më të mëdha ka targën AA968KV
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.2%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
24 Dhjetor, 13:12
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët
23 Dhjetor, 19:28
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor, 10:51
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi përplaset me kamionin, 32 të vdekur dhe 13 të plagosur deri tani
21 Dhjetor, 21:22
E dini se esht 30 vjec po ende i pa identifikuar
Përgjigju