Aksident i rëndë në superstradën Milot-Fushë Krujë, përplasen 2 makina, drejt spitalit të traumës 6 persona të lënduar

Aksident i rëndë në superstradën Milot-Fushë Krujë, përplasen 2 makina, drejt spitalit të traumës 6 persona të lënduar

2 makinat e aksidentuara

Një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë 2 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 2 shoferët dhe 4 pasagjerë është regjistruar mëngjesin e kësaj dite në “Mbikalimin e Patokut” në superstradën Milot – Fushe Krujë.  

Dy drejtuesit, Xh.T dhge R. M, si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat e tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Siç duket edhe nga fotografitë e siguruar nga Report Tv, dy makinat janë dëmtuar dukshëm në pjesën e parme të tyre, një tregues se aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm ishte i rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!