Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë tip “Toyota” që drejtohej nga A.B., në rrugën "Bilbilenjtë", në lagjen "Mustafa Matohiti".

Fëmijët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.