Aksident i rëndë tek ura e Vasil Shantos në Tiranë, 'BMW-ja' luksoze përplaset me makinën e policisë! 4 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë tek ura e Vasil Shantos.

Një automjet luksoz tip BMW është përplasur me makinën e policisë. Për pasojë janë dëmtuar dy punonjës policie dhe shoferi e pasagjeri i mjetit tjetër që aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës duke marrë trajtim mjekësor. 

"Rreth orës 05:15, te ura e  "Vasil Shantos",  janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip "Skoda"  i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip "BMW" dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip "Skoda", njofton policia.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

1676527395_page.jpg

1676528262_43cb44414a214cb4a45067db36bcd503.jpg

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Drejtuesit e 2 automjeteve nuk ishin ne efektin e alkoolit

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2023 22:48

    Kur eshte hera e fundit qe ato vijat e bardha jane rinovuar,se gati nuk dallohen nga pjesa tjeter e asfaltit?

    Përgjigju
  • Liku: 16/02/2023 16:36

    Kane qene te pergjumur mbasi nuk kane respektuar rregullat e qarkullimit

    Përgjigju
  • Ben: 16/02/2023 08:31

    Mengjezi heret,eshte i rrezikshem kur nuk respekton semaforin,duke menduar qe nuk ka makina ne qarkullim dhe ecen serbes.Sigurisht,nje nga makinat,,kane vepruar keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë