TIRANË- Një 25-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në Institutit, ku 25-vjeçarja me inicialet A.A., është përplasur nga një makinë e drejtuar nga E. B..

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.