Aksident në Tiranë/ I dehur e me semafor të kuq, 30-vjeçari i merr jetën policit të burgjeve që natën punonte taksist e pasagjerit të tij! Autorit iu gjet një pushkë në makinë (VIDEO+FOTO)

Papërgjegjshmëria në rrugë vijon të shkaktojë aksidente të rënda në vend. Emirjan Doko, 30 vjeç, i dehur në timon, e me shpejtësi, nuk e mendoi gjatë për të kaluar semaforin me të kuqe në kryqëzimin e '21 Dhjetorit', duke përplasur fatalisht automjetin tip "Honda" që drejtohej nga Luan Cenollari, 58 vjeç, baba i dy fëmijëve që ndërroi jetë në vend, ndërsa po ashtu humbi jetën edhe pasagjeri që po udhëtonte me të në makinë, 69-vjeçari Ali Bejo.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20 mëngjesin e sotëm, ndërsa 'Report Tv' mëson se automjeti "Citroen" që drejtohen nga Emirjan Doko po vinte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa "Honda" po vinte nga fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Doko është dërguar në Spitalin e Traumës, ku iu komunikua masa e arrestit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka politraumë dhe dëmtime frakturash dhe pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Pas kontrollit në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë 20-she. Nuk dihet nëse arma ishte me leje dhe as përse Doko e mbante atë me vete, ndërsa në trup atij iu gjet edhe një thikë.

Ndërkohë, ngjarja e rëndë nxori në pah edhe dramën e Cenollarit, i cili rezulton se ishte polic burgjesh, por punonte edhe si taksist për të mbuluar kostot e jetesës. Ky fakt u bë me dije nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, të cilët denoncojnë situatën e vështirë të policëve të burgjeve duke u theksuar se marrin paga të ulëta dhe as nuk paguhen për orët shtesë, duke u detyruar të bëjnë edhe punë të dyta.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë për shkaqet e aksidentit.

1636615539_Sequence03.00002112.Still033.jpg

1636615549_Sequence03.00000704.Still032.jpg

 

Foto nga aksidenti

Luan Cenollari nje nga viktimat

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Shkaktoi aksidentin me dy viktima te '21 Dhjetori', arrestohet 30-vjeçari

30-vjeçarit Emirjan Doko, i cili akuzohet si autor i aksidentit tragjik sot në Tiranë në kryqëzimin e '21 Dhjetorit', ku humbën jetën Luan Cenollari dhe Ali Bejo, i është komunikuar masa e arrestit me burg. Doko ndodhet te spitali i Traumës pas aksidentit, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ora 12:51
Aksident te '21 Dhjetori' që i mori jetën efektivit të burgjeve që punonte dhe si taksist, reagon Ministri i Drejtësisë: E di situatën, po bëj përpjekje që të ndryshojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të policit të burgjeve, Luan Cenollarit i cili humbi jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e '21 Dhjetorit'. Me një postim në Facebook, Manja i shpreh ngushëllime familjes së policit, ndërsa në lidhje me faktin se ai punonte edhe si taksist për të përballuar kostot e jetesës, ministri shprehet se e di situatën dhe se po punon që të ndryshojë.

Postimi i plotë i Manjës:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Luan Cenollarit, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve, në një aksident automobilistik.

Prej së paku 16 vitesh në detyrë, Luani, 57 vjeç, la pas dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten.

Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak!

Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!

 

Ora 10:55
Aksidenti te '21 Dhjetori', 30-vjeçarit që shkaktoi ngjarjen e rëndë iu gjet edhe një thikë në trup! Policia i shkon për kontroll në shtëpi

 

Emirjan Doko, i riu i cili shkaktoi aksidentin tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke i marrë jetën dy personave, Luan Cenollarit dhe Ali Bejo, përveç armës tip pushkë 20-she që iu gjet në makinë, i është gjetur në trup edhe një thikë. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e tij, ndërsa pavarësisht faktit që i janë gjetur armë, Doko nuk rezulton person me precedent penal.

Ora 10:46
Aksidenti te '21 Dhjetori', viktima Luan Cenollari baba i dy fëmijëve! Ishte polic i burgjeve, natën punonte si taksist

1636623790_cenollari.jpg

Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve është një nga dy viktimat që humbën jetën në aksident tragjik që ndodhi në orët e par atë mëngjesit të sotëm në kryqëzimin '21 Dhjetori' në Tiranë. Cenollari ishte polic i burgjeve, ndërsa natën punonte si taksist, për të mbuluar kostot e jetesës.

Kjo u bë me dije nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, me anë të një postimi në Facebook, ku denoncohet edhe situata e rëndë e punonjësve të burgjeve, ku shprehen se ata marrin paga shumë të ulëta dhe nuk u paguhen as orët shtesë. Për këtë, sipas sindikatës ata detyrohen të punojnë edhe punë të dyta.

Postimi i plotë:

Sot në ora 03:15, nga një aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve, punonjës i Policisë së Burgjeve, me karrierë mbi 20 vite në shërbim.

Aktualisht punonjës i Forcave Operacionale pranë DPBurgjeve. Gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun tonë të ndjerë, që të punonte si taksi në shërbim të qytetarëve.

Pagat e ulëta në polici, mospagesa e orëve shtesë dhe punën në ditët e pushimit javor, detyrojnë kolegët tanë që të kryejnë një punë të dytë pas shërbimit ose të vetëlargohen nga shërbimi për shkak të diskriminimit në pagë e kushte pune!

Vetëm përgjatë vitit 2021, deri në tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin.

Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem.

Nëse ka shtet normal, duhet të marrë masa urgjente, që të mos dëgjojmë më lajme të trishta me vdekje të parakohshme në Policinë e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes së kolegut tonë duke garantuar që do gjendet pranë me gjithë mundësitë e saj! Prehu në paqe kolegu ynë i nderuar!

Ora 09:19
Aksidenti me 2 viktima në Tiranë, Braçe: I dehur, me armë, semaforë të kuq dhe gjatë orës policore, pra thyen të gjithë rregullat! Po policia ku është?

Erion Braçe ka reaguar i indinjuar lidhur me aksidentin tragjik ku u shënuan 2 viktima gjatë orëve të natës në zonën e ’21 Dhjetorit’ në Tiranë. Teksa shpërndan lajmin e Shqiptarja.com, Braçe numëron të gjitha shkeljet e mjetit ‘Citrone’ që shkaktoi 2 viktima, ndërsa vetë drejtuesi  ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga shpejtësia e madhe dhe kalimi me semafor të kuq që nuk lejohet në asnjë orë të ditës, deri tek armëmbajtja dhe thyerja e orës policore, Braçe shkruan se në të gjitha këto shkelje ku është policia e Tiranës që nuk parandalon raste të tilla tragjike.

“Për qartësi:
1. Në qarkullim në orë 3.20 të mëngjesit, pra nën ndalimin e orës policore;
2. I dehur, pra i sapo çuar nga ndonjë mejhane e hapur edhe pse nën ndalimin e orës policore;
3. Me shpejtësi, pra i ndaluar në çdo orë te ditës, në orën policore i ndaluar fare fare;
4. Vijon rrugën me semafor te kuq, pra i ndaluar ta bëj në çdo orë të ditës, në orën policore nuk duhet të lëvizte fare fare;
Atëherë: Kjo është vrasje e qëllimtë e dy shtetasve! Në anë tjetër kaq shumë shkelje ligji, po policia ku është në mes të Tiranës?!
E fundit; nuk luftohet pandemia me gjasme, hem si sëmundje infektive, hem si pandemi e paligjshmërisë, hem si pandemi e vrasjeve në rrugë! PS: Ka dhe pushkë me vete-se desh e harrova; pandemia e armëmbajtjes pa leje”, shkruan Braçe

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin "21 Dhjetori", ku janë përfshirë në një aksident mjeti "Citoren" me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Postimi i Erion Braçes
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 11/11/2021 17:45

    Kontrolli qarkullimit rrugor eshte jashte funksioni. Ne BE kontrolli behet me radare elekronik 24 ore non stop ketu akoma vazhdohet me metoda primitive me polic te pa kualifikuar dhe te shumte qe paguhen nga taksapaguesit. Duhet istaluar sinjalistika si ne BE

    Përgjigju
  • Audi: 11/11/2021 17:28

    Ktu doli ai plera qe vrau ne autostrade fier- lushnje Gjithe familjen 4 veta per 1 min dhe asnje dite burg Dhe shume e shume tjere! Shume popull pa gjak paskemi qene, Popull qe ka ne historine e vet respektin deri ne Lenien e krevatit bashkeshortor per pushtetaret.. Dhe shume mire ja kane be se kshu e dashka.

    Përgjigju
  • Voa: 11/11/2021 15:24

    Ku eshte policia ne oren 3 te mangjezit? Kjo polici hajdute vetem per parking te gabuara vie e te gjobit,Por per oren police e kane harruar,ose Marrin para para prej kettle pianeceve crashes.

    Përgjigju
  • Paul: 11/11/2021 14:15

    Vriteni qenin qe hyn me te kuqe....

    Përgjigju
  • Shoku: 11/11/2021 12:11

    Mbushur rruget e Shqiperise me paraziter qe levizin te dehur spate e vrasin familjare qe dalin heret per buken e gojes,ne mes te Tiranes flake vret 2 vete ky horr qe dhe shrohet ne spital me taksat e njerzeve.Bejini nje gjilper e lereni te vdesi.Verini gishtin kokes kur pini se nuk te fal njeri.

    Përgjigju
    • Polici: 11/11/2021 16:52

      Ta lene te vdese? Thuaj ishalla nuk e bejne deshmore dhe ndryshojne emrin e ruuges ..

  • Goni: 11/11/2021 12:00

    Policia rrugore eshte jashte loje per deri sa nuk ka te istaluar radare elekronik qe qarkullimi te kontrollohet ne cdo kohe me makinat inteligjent policet jane ne gjume.

    Përgjigju
  • Fshati: 11/11/2021 11:23

    Me siguri qe keta nuk jane ngjarje per tu shqetesuar per udheheqesit tane. E rendesishme eshte qe te ndertohen aeroportet dhe te leshohen satelitet.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2021 11:18

    Lejenj te vdesi mos e shpetoni me gjith kto vepra qe ka kryer (i dehur,mosrespektim smfr,arm pa leje,thike,shpejtsi tej normave te lejuara etj) sja vle me e mbajt me taksa ne burg .!

    Përgjigju
  • ermir: 11/11/2021 11:09

    Ky kriminel duhet te denohet me burgim te perjetshem...

    Përgjigju
  • Arber !: 11/11/2021 11:08

    Ku ka arme me leje, pushke karabine 20 fisheke ( Sniper ) E kohes enverit qe perdorin vrasesit Dhe profesionistet me te zote. Merrni masa per kto shofere dhe zbatoni detyren Si polici, sipas ligjit! Jo ti mbyllni makinat per mos te harxhu karburant Sepse eshte turp akoma ne 2021 Behet mbledhje neper drejtori policie Dhe thuhet beni kujdes me karburantin Mos levizni kot, rrini te perqendruar, Dmth mos te patrullojne dhe te jete shqiperia GETO, Te vrasesh ke te duash, te shtypesh ke te duash, Te vjedhesh te perdhunosh.... Ne fund ska problem, se vjen shefi kontrollon kamerat Dhe ne fund del konference per shtyp, Ku tregon statistikat, sa vrasje, sa vjedhje, sa perdhunime Etj.. jane bere gjate ketij viti. Bravo, per statistika jeni 1-sha, sikur keni mbaru ekonomik, Jo akademi policie!!! Vetem me shifra po merreni, asnje pune spo behet Ne interes te komunitetit. Vaksinat merren me lek, patentat me lek, Armet si me leje dhe pa leje me lek e ke ne dore! Ju lumte, dhe armiku sdo e shkatrronte me mire Kte vend.

    Përgjigju
  • BENZI: 11/11/2021 10:44

    LEJENI MER TE VDESE ATY LEGENI NE SPITAL ISHALLA DO ZOTI NGELET SAKAT GJITHE JETES PLEHRA

    Përgjigju
  • artan: 11/11/2021 09:18

    ta lejne plehern te vdese. te kishem nje idiot me pak.

    Përgjigju
  • Une: 11/11/2021 08:17

    I dehur dhe me arme ne mes te tiranes kalon semaforin e kuq.. policia ka frike ti ndaloj keta kamikaze qe na behen deshmore dhe heronj.

    Përgjigju
  • Shkodrani.st: 11/11/2021 07:50

    Zot na ruje,se me kto lloj lloj shoferesh qe marrin patenten me leke mbas veshit e kemi te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave