TIRANË- Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të nodhur pasditen e kësaj të mërkure në pranë TEG-ut në kryeqytet. Një betoniere e cila duket se ka hyrë me shpejtësi në rreth rrotullim është përplasur me një autoveturë dhe më pas ka rënë poshtë në aksin e poshtëm të autostradës në korsinë që çon drejt Elbasanit. Shoferi, Mohamed Lotf rreth 30 vjeç dhe një tjetër pasagjer Mohamed Ali 44 vjeç në betoniere humbën jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës mbeti i plagosur.
Betonierja po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksidentin me pasoja tragjike, pak pasi kishte hyrë në rrethrrotullim
Rrethanat mbeten ende të paqarta. Betonierja e cila drejtohej nga një shofer, i cili mendohet të jetë me origjinë nga Egjipti, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi në momentin që ka qenë duke u futur në rreth rrotullim, dhe të mos ketë respektuar rregullat që i japin përparësi kalimi mjeteve që janë tashmë në rrethrrotullim.
Kjo duket të ketë qenë arsyeja e përplasjes së fortë me një autoveturë që vinte nga krahu i majtë. Me gjithë frenimin e fortë dhe manovrat, shoferi nuk ka mundur të ndalë përplasjen e mëtejshme me mbrojtjen metalike të rrethrrotullimit e cila duket të kenë qenë shumë e fortë.
Betonierja nuk ka mundur të ndalojë duke rënë nga mbikalimi. Shoferi dhe një bashkëkombas i tij të identifikuar si Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, që udhëtonin me mjetin e tonazhit të rëndë kanë humbur jetën. I pari menjëherë pas rënies, ndërsa tjetri disa orë më pas në spital, për shkak të plagëve të rënda.
I plagosur mbeti edhe 28 vjecari Roland Nuri, shoferi i mjetit Volkswagen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i sotëm mund të kishte rezultuar me pasoja akoma më tragjike, nëse në pjesën e poshtme të autostradës ku ra betonierja mund të rastiste ndonjë mjet në kalim e sipër
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht video të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme te rrethrrottullimi i TEG-ut në Tiranë. Nga aksidenti u shënuan 2 viktima dhe 1 i plagosur.
Në pamje duket koha kur automjeti Volkswagen ndodhet në rreth. Në momentin që tenton për të dalë në autostradë, në drejtim të Saukut, kamioni me shpejtësi skëterrë e godet nga mbrapa, duke shkaktuar pasoja të parikuperueshme.

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Burime të Report TV bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ndodhej në kamionin e tipit pompë betoni, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Më herët, edhe shoferi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, pasi kamioni u përplas me një automjet, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit."

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.
Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë
Pamjet nga vendi i aksidentit të rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut tregojnë gjendjen e kamionit të betonit, i cili është shkatërruar pasi doli nga rruga, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan. Nga aksidenti një person humbi jetën, një tjetër që udhëtonte në kamion mbeti i plagosur rëndë, ndërsa drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka dhënë detaje paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas saj, rreth orës 16:20 një kamion pompë betoni është përplasur me një automjet, më pas ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit TEG–Elbasan. Si pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia bën me dije se të dy janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për të përcaktuar nëse viktima ishte drejtuesi i kamionit apo pasagjeri. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, 28-vjeçari me iniciale R. N., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente










