Aksident i tmerrshëm në F1, makina ndahet në dysh dhe merr flakë në pistë (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisjen e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1. Në kthesën e tretë të xhiros së parë, piloti i Haas, Romain Grosjean, humb kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe përplaset me muret mbrojtëse.

Në momentin e përplasjes, makina merr flakë dhe ndahet në dysh, me garën që ndërpritet menjëherë. F1 njoftoi se piloti francez ka shpëtuar duke dalë shumë shpejt nga makina në flakë, ndërsa pamjet e tregojnë pilotin në makinën e sigurisë, duke folur me komisarët e pistës.

Skuadra Haas bëri me dije se piloti fatmirësisht ka pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe kavilje.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)