Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor rrugor Lushnje-Fier, ku janë përplasur 2 automjete tip “Audi” dhe një mjet tip “Benz”.
Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.
Dy autoambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze, dhe janë kthyer bosh.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjes për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë.
Nga aksidenti, trafiku në aksin Lushnje-Fier është rënduar së tepërmi, dhe në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.
Komente










