Një fëmijë 3 vjeç dhe i ati i identifikuar si Shkurt Prenga, rreth 30 vjec ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në segmentin Milot-Rrëshen. Ngjarja ndodhi rreth orës 16 e 30 minuta të së hënës në afersi të Milotit.

I mituri me iniciale O.P., ishte në sediljen e pasme të makinës tip ‘Opel’, ndërsa udhëtonte bashkë me dy prindërit kur u përplasën me makinën tip ‘Benz’ i cili ka shpërthyer menjëherë në flakë. Ndërsa makina ku udhëtonin tre anëtarët e familjes Prenga nga fshati Rrilë i Lezhës është përplasur me tej me barrierat mbrojtëse të rrugës duke përfunduar si grumbull hekurishtesh.

I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa minuta pas të birit gjeti vdekjen edhe i ati, pasi nuk mundi t’i mbejetojë plagëve të marra. Nga aksidenti u plagos dhe zonja e shtëpisë Fabiola Prenga e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Burime për Report Tv thanë se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës. 30 vjeçari me gruan dhe djalin ishin nisur të takonin dajat për festa, pasi më pas Shkurt Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe shoferi i makinës Arlind Mihaj, që përfundoi në flakë që përveç plagëve të aksidentit mësohet se ka pësuar edhe djegie. Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar i drejtuesit e të Benz-it.

Shpjetësia e lartë e lëvizjes në këtë segment problematik të Rrugës së Kombit është një tjetër shkak i dyshuar. Aksidentet kanë shkaktuar bilanc tragjik këtë vit. Natën e Krishtlindjes dy të rinj humbën jetën në një tjetër aksident në Lezhë, ndërsa nga janari në nëntor, në rrugët e vendit kanë humbur jetën të paktën 176 persona.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Shkurt Prenga po shkonte të takonte dajën për festa, pas disa ditësh do nisej në Itali! Detaje nga aksidenti tragjik në Milot ku vdiqën babë e bir

Report Tv ka mësuar të tjera detaje nga aksidenti tragjik në aksin Milot – Rrëshen, ku humbën jetë 33-vjecari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga. Ndërsa bashkëshortja e tij,  26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimet thanë se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës. 30 vjeçari me gruan dhe djalin ishin nisur të takonin dajat për festa, pasi më pas Shkurt Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh.

Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 16:30 në aksin Milot-Rrrëshen dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj. Arlind Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.

Ora 21:36
"Ike në lule të rinisë me djalin, o Zot pse i more", mesazhet prekëse në rrjet për babë e bir që humbën jetën në aksident

1640637636_1640624962FAMILJAPRENGA.jpg

Vdekja e babë e bir në aksidentin e Milotit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Të afërmit e Shkurt Prengës përmes ‘Facebook’-ut i kanë dedikuar fjalë prekëse viktimave ndërsa kanë ngushëlluar familjarët.

“E pabesueshme. Qofsh i parajsës shoku im Shkurt Prenga  bashkë me djalin tënd. Zoti e forcoftë familjen tënde”.-shkruan një mik i Prengës.

“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes”-shprehet një tjetër.

“Na copëtove mor kusho”-shkruan një i afërm.

 

Ora 18:07
Del fotoja e familjes që u përfshi në aksident! 3-vjeçari me të atin humbi jetën, nëna në gjendje të rëndë

1640624962_FAMILJAPRENGA.jpg

Report Tv ka siguruar foton e familjes që u përfshi në aksidentin tragjik në aksin rrugor Milot-Rrëshen këtë mbrëmje. Për pasojë humbi jetën fëmija 3-vjeçar së bashku me të atin e identifikuar si Shkurt Preng ndërsa nëna Fabiola ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ora 17:44
Aksidenti tragjik në aksin Milot-Rrëshen, shkon në 2 numri i viktimave! Pas fëmijës 3-vjeçar, ndërron jetë edhe babai

 

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi këtë pasdite në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe babai i fëmijës 3-vjeçar i cili humbi jetën në vendngjarje. Sakaq, trupi i pajetë i babait të 3-vjeçarit ndodhet në morgun e Lezhës.