LEZHË- Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrillës. 3 automjete janë përfshire në aksident ku është plagosur 1 person dhe marre lëndime te lehta 2 persona te tjerë. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti. Kujtomë se edhe një dite më parë një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor. Ky kryqëzim mbetet më problematiku ku ka patur shume aksidente dhe me humbje jete.
Kujtojmë se dje në orët e para të mëngjesit një aksident i frikshëm ndodhi në aksin rrugor Lezhë -Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre, ku mjeti tip "Peugeot", në të cilin po udhëtonin babai së bashku me dy djemtë e tij doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime të lehta vetëm drejtuesi i mjetit. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj ka marrë dëmtime të shumta.
Po ashtu, një tjetër aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrile, ku një makinë tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.