VLORË- Një aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier la të plagosur 2 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Vlorës.
Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën kokë më kokë, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
Fatmirësisht nga përplasja e fortë nuk pati viktima. Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore, rruga u bllokua dhe u krijua trafik. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komento