Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Vlorë. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dukë shkaktuar një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz” dhe për pasojë ka humbur jetë një 18-vjeçar Ermir Tare dhe janë plagosur rëndë Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe Klejdi Dori, të moshave nga 16-21 vjeç, dy prej të cilëve janë në gjendje tepër kritike për jetën.Të plagosurit Qirja Dori dhe K.Dori janë nga e njëjta familje.

Në aksident është përfshirë gjithashtu edhe një makinë tjetër, pasi është marra para nga dy mjetet që u përplasën mes tyre. Në vendin e ngjarje shkuan 4 autoambulanca, 3 nga Vlora dhe një nga Fieri.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ A. K, 40 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Emrat/ Aksidenti i trefishtë në Vlorë, kush është viktima dhe 4 të rinjtë e plagosur

Aksidenti tragjik mes tre mjeteve në aksin Levan-Vlorë, shkaktoi një viktimë dhe 4 të plagosur rëndë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Report Tv zbardh emrat e tyre, ku viktimë e aksidentit ka mbetur 18-vjeçari Ermir Tare, kurse të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe Klejdi Dori, të moshave nga 16-21 vjeç. Të plagosurit Qirja Dori dhe K.Dori janë nga e njëjta familje.

Ora 15:25
Aksidenti i 3-fishtë në Vlorë, ndërron jetë 18-vjeçari

Në 18-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit ku u përplasën 3 makina në  autostradën Fier-Vlorë. Nga aksidenti ka ndërruar jetë i riu, si dhe janë plagosur dy të tjerë.