Aksident i trefishtë në Lezhë, plagosen dy persona! Nisen drejt spitalit

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Lezhë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoje, kane marre lëndime dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Mabe, ku automjeti me drejtues shtetasin F. C. është përplasur me automjetin me drejtues A. B. dhe automjetin me drejtues shtetasin A. S.

Për pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia