Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier.

Mësohet se fillimisht janë përplasur me njëra-tjetrën dy prej makinave, e më pas njëra prej tyre ka goditur një tjetër mjet.

Nga përplasja drejtuesit e makinave janë lënduar dhe janë dërguar për kontroll në spitalin e Fierit.

Njëra prej makinave ka qenë me impiant gazi. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe punonjës të zjarrfikses.

Makinat e aksidentuara sot në Fier