Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Milotit.
Burime për Report TV bëjnë me dije se pesë persona janë plagosur pas përplasjes së dy automjeteve.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend-ngjarje dhe po punojnë për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Komente










