VLORË - ​Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vilave qeveritare, në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Janë ende të paqarta rrethant e aksidentit, por nga të dhënat paraprake dyshohet se automjeti tip Land Rover me targë VL 9718 D ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. 

Menjëherë pasi janë njoftuar për aksidentin në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë bashkë me forcat zjarrëfikëse e ambulancën.

Kjo e fundit ka bërë edhe transportimin e të plagosurve për në spitalin e Vlorës, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm. 

Ndërkohë që burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije për A1 Report se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)