Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në urën Vajgurore të Beratit. Një automjet tip 'Benz' fuoristradë me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Agim Hajdari, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Dyshimet e para të policisë janë që automjet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Për ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin me inicialet A.S. dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes
Ne.k./Shqiptarja.com
Komente

