Një aksident me 4 të lënduar, ndër to dy të mitur, ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Pogradec. Dyshohet se drejtuesi 32-vjeçar i makinës, F.H. ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur. Aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë.
Më datë 10.09.2022, rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, shtetasi F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.