Aksident me vdekje në Durrës,
policia:Ja çfarë ka veshur viktima

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, me pasojë vdekjen e një personi. Policia bën me dije se ka mbetur viktimë një person rreth 55 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja është shënuar rreth orës 00:30, te lagjja numër 14.

Dyshohet se viktima po kalonte rrugën, kur është përplasur për vdekje nga një mjet që ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Njoftimi i policisë:
Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit një automjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, i paidentifikuar.

Shtetasi i aksidentuar është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm i gjatë. Flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura. Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë. Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit.

Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Largimi nga vendi i aksidentit" parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës