DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasin një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar shoferi 22-vjeçar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.