Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, trajleri përplaset me një makinë, humb jetën polici (VIDEO)

KORÇË- Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku ka humbur jetën një polic 63-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një trajler është përplasur me një makinë tip ‘Opel’ që drejtohej nga polici Ilirjan Duni, banues në Korçë.

Polici Duni ka qenë duke u kthyer në banesë, pasi kishte mbaruar shërbimin, por për shkak të aksidentit, ai mori plagë të mëdha dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit e trajelrit Vasillaq Çinokun.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar