Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar një ditë më parë në autostradën Lushnje-Fier me pasojë vdekjen e një 74-vjeçari.

Ky i fundit u përplas nga një makinë "Range Rover" teksa po tentonte të kalonte rrugën. Automjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga Drejtori Sportiv i Flamurtarit të Vlorës, Ardi Behari, i cili është arrestuar nga policia. 

Uniformat blu e kanë shoqëruar ish-lojtarin e Partizanit në ambientet komisariatit.

Nga një njoftimi i policisë gjithashtu bëhet e ditur se vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com