SHKODER-Një vajzë 32-vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Viktima është Siljana Uldedaj. Sipas policisë rreth orës 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës makina tip "Benz" me drejtues A. U. 28 vjeç, banues në lagjen "Tre Heronjtë" është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga 32-vjeçarja.
Siljana Uldedaj është dërguar me shpejtësi për ndihmë në spital, por në orën 20:25 ndërroi jetë si pasojë e goditjes që pësoi. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që pasdite në Milot u plagosën dy persona si pasojë e një tjetër aksidenti.
Komente






Besoj se e ka pas fajin shoferi qe si ka ven nje llmb asaj goces na mbas ta shikonte pastaj na larg ..... gjunah e shkreta i paska then mendjes ik pirdhu ... ...
PërgjigjuU shojten shqiptarët nga 3-5-7 persona në ditë vdesin nga aksidentet e atentatet. Ah Enver Enver po të kerkojme, ku je?
PërgjigjuEnveri rron me zemren e Berishrs
Shum gjynah kjo vajza ngushellime ! Per keto me motora ne rrug te velipojes e ne rrugen e muriqanit jan t'merr ecin me motora pa asnje drit mbrapa pas asnje sinjal dhe i dallon vetem kur i ke 2 metra larg makines. Cuditem si nuk ruajne vedin jan kamikaze qe ecin rruges
Përgjigju