Dy persona kanë mbetur në plagosur pas përplasjes së tre makinave në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në segmentin Milot-Rrëshen, në dalje të Milotit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se një vajzë 21-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jeten. Albana Ahmeti e cila udhëtonte si pasagjere në njërën nga makinat e përfshire në aksident ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ndërsa personi i tjetër që mbeti i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet paraprake të policisë e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë në aksident. Ndërkohë për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, për shkak të makinave të aksidentuara. Pas veprimeve të eksperteve të policisë në vendin e ngjarjes mjetet u larguan nga rruga dhe qarkullimi vijoj normalisht.
Pasojat e celularit shofera pa tru ne koke nuk respektojne rregullat e qarkullimit
Përgjigju