TIRANE - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen lehtë të disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Marikaj në kryeqytet. Televizioni A1 Report sjell foto të aksidentit të ndodhur.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një makinë tip “Smart” të cilat kanë dalë nga rruga. Për pasojë ka pasur disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. 

aksident

aksident

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)