Berat-Gjatë mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar 35 vjeçarin me iniciale E.P., banues në Tiranë pasi aksidentoi dy persona me makinë në Berat.

35 vjeçari gjatë kohës që drejtonte mjetin me targa “AA614MD”  në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorve” ka përplasur E.E., 22 vjeç dhe 55 vjeçarin K.K.,. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit në ambientet e komisariatit.

Dy të aksidentuarit janë dërguar me ambulancë për mjekim në Spitalin Rajonal tw beratit ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2018 rreth orës 09:30, Salla Operative është njoftuar se në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorve” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se shtetasi E.P, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur shtetasit K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com