KORÇË - Dy automjete janë përplasur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona që ndodheshin në automjete, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Të dëmtuarit janë shtetasit G.S 24 vjeç banor në fshatin Pocestë si dhe shtetasi Q.N 75 vjeç banues në Korçë. Mjetet e përplasura janë me targat Aa 650 Ca dhe Ko 5910 A.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas mjekimit do largohen nga spitali. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.


Redaksia online