Sot, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë shtetasi K.Z., 33 vjeç banues në Prrenjas, duke drejtuar mjetin me targa AA388FG, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen këmbësorit B.B., 62 vjeç banues në fshatin Dragostunjë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

s.k/Shqiptarja.com