Aksident në Shkodër, përplasen
dy motorë, vdes 70 vjeçari

Aksident në Shkodër, përplasen<br />dy motorë, vdes 70 vjeçari
SHKODER- Përplasja e dy motorçikletave në aksin rrugor Baks- Rrjoll në komunën e Velipojës ka rezultuar fatal për 70 vjecarin Kolë Ndoc Molla i cili ka humbur jetën menjëherë. Si pasojë e këtij aksidenti i plagosur ka mbetur edhe 28 vjeçari Eduard Pashko Gjeka i cili ka qënë duke drejtuar motorcikletën tjetër.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës kur dy motorcikletat kanë qënë duke lëvizur në drejtime të kundërta me njera tjetren dhe në afërsi të kishës së Rrjollit dy motorcikletat janë përplasur me njëra tjetren.

 Për pasojë 70 vjecari Molla ka humbur jetën menjëherë ndërsa 28 vjecari Gjeka ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë dhe sipas bluzave të bardha Gjeka ka dëmtime në kokë dhe një frakturë në këmbë megjithate situata e tij shëndetsore ka ardhur duke u përmirësuar.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe sipas këtyre të fundit shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qënë mungesa e ndricimit të mjeteve motorike gjë që ka shkatuar edhe përplasjen me njëra tjetren.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë