Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytet. Policia njofton se ngjarja është shënuar në zonën e Saukut, ku makina ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
/Shqiptarja.com
Sipas uniformave blu, në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
d.c./shqiptarja.com








